Vritet ekzekutori i grupit të El Chapos, disa javë pas lirimit nga burgu në SHBA

18/05/2020 16:36

I njohuri si ekzekutori i El Chapo-s dhe adminsitator i drogave “Chino Athrax”, është ekzekutuar me armë disa javë pas lirimit nga burgu në SHBA.

Jose Rodrigo Arechiga Gamboa ishte zhdukur prej javës së kaluar, pasi kreu gjashtë vite burg për importim kokaine dhe marijuane nga Meksina në SHBA.

Trafikanti raporothet se është liruar me kusht në mars.

Por dje trupi i tij raportohet se është gjetur në një BMW, i mbështjellë me batanije dhe izolant në rajonin Sinaloa, të Meksikës veriore.

Dy trupa të tjerë u gjetën pranë tij në makinë, në një rrugë fshati në zonën e Ayuné, raportonte e perditshmja vendase Linea Directa.

Motra e ‘Chino Antrax’, Ada Jimena, si dhe kunati i tij Juan N., ishin identifikuar si viktimat e tjera.

Disa foto të trupave të viktimave po qarkullojnë në mediat sociale meksikane por nuk dihet se kush i ka marrë apo shpërndarë ato.

Ekzekutori i shëndetshëm i El Chapo, pseudonimi i të cilit ka kuptimi “antraks kinez”, ishte liruar më 3 mars nga burgu Metropolitan në San Diego.

Një urdhëresë e gjykatës amerikane më 8 maj thoshte: “Vetëm disa javë pas lirimit nga burgu dhe arritjes në zonën e tij të mbikqyrjes, i dënuari është arratisur nga liria e mbikqyrur. Vendndodhja e tij nuk dihet”.

FOTO GALERI
1/3
Jose Rodrigo Arechiga Gamboa ishte zhdukur prej javës së kaluar, pasi kreu gjashtë vite burg

Top Channel