SHBA është cilësuar si vatra kryesore e koronavirusit në botë, ku deri më tani janë regjistruar 1,538,117 të infektuar, ndërsa viktimat kanë shkuar në 91,460 persona.
Megjithatë, vendi është duke i zbutur masat kufizuese dhe dalë ngadalë jeta po i rikthehet normalitetit. Sakaq, momenti kur një mjeke në SHBA, u ribashkua me vajzën e saj shtatë vjeçare, pas shtatë javësh larg njëra-tjetrës, ka përlotur miliona njerëz në të gjithë botën. Kjo ishte hera e parë për shtatë vjeçaren Ruby Cave, të jetonte kaq kohë larg nënës së saj, Lisa Cave 40 vjeçe. Gjendja shëndetësore e Ruby, e cila vuan nga asma dhe problemet e rënda të frymëmarrjes, ka bërë që Lisa, të qëndrojë kaq kohë larg së bijës. Ruby, gjatë kësaj kohe ka qëndruar me të atin, Paul Griffiths, në Norflok.
“I mora të gjitha pajisjet e duhura dhe i telefonova babait të saj rreth një javë më parë dhe i thash se kisha nevojë për përqafimin e vajzës. Unë shkova atje të mërkurën e kaluar. Ajo nuk më njohu në fillim, sepse isha e maskuar me veshje mbrojtëse, por kur mësoi se isha unë, fluturoi drejt krahë të mi duke qarë”, u shpreh Lisa.
Top Channel