Një i moshuar i infektuar me koronavirus, kaloi disa javë në gjendje kome të induktuar dhe nuk ishte në dijeni se sëmundja që ai mbarte, kishte kapluar botën.
Brian Harvey, 69 vjeç, nga Britania e Madhe, ishte vendosur në kujdesin intensiv në muajin mars, pasi rezultoi pozitiv me virusin korona. Ai ishte pranuar në spital me pneumoni, por nga gjendja e rënduar shëndetësore, i moshuari u fut në gjendje kome.
Kur Harvey u vendos në kujdesin intensiv, vetëm 5,000 persona në Britani kishin rezultuar pozitiv me COVID-19, ndërsa numri i viktimave ishte 230 persona. Ai doli nga koma katër javë pas shtrimit në spital dhe fatmirësisht gjendja e tij është e qëndrueshme. Familja e tij u detyrua t’i tregonte 69-vjeçarit për pandeminë globale, pasi ai e kishte harruar plotësisht shpërthimin.
Top Channel