Si në ditë normaliteti/ Nga bar-kafetë tek gjimnazet, si u duk Tirana sot (Foto)

18/05/2020 16:11

Ditën e sotme në vendin tonë janë hapur baret dhe restorantet, pas dy muajsh ndërprerje për shkak të pandemisë, covid-19.

Ndërkohë në Tiranë kafenetë janë mbushur që në mëngjes. LSA ka shkrepur disa foto se si u duke sot jeta në kryeqytet. Në këtë foto duke gjimnazistët maturantë që futen në shkolla, njerëz që shijnë kafenë apo ushqimin e tyre.

Ndërkohë në faqen e e-albania ndodhet protokolli i sigurisë anti-Covid. Protokolli përmban masa strikte për klientët, punonjësit, shpërndarësit dhe furnizuesit.

Sipas protokollit, personeli që ka kontakte shumë të shkurta me klientët, ndërkohë që është e ndaluar rreptësisht të prekë hundën, gojën apo sytë pasi ka prekur sendeve apo para të klientëve.

Përgjegjësi duhet të verifikojë simptomat e të gjithë punonjësve, si dhe duhet të ndalojë të gjithë personat me temperaturë mbi 37.5 të futen në ambientet e lokalit.

Po ashtu, çdo punonjës duhet të bëjë vetë vlerësimin e shenjave të sëmundjes Covid si dhe duhet të tregojë nëse ka pasur kontakte me persona të infektuar.

FOTO GALERI
4/18

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA