Shembja e Teatrit Kombëtar/ Bushati: Fashizmi i Ramës, veproi në mënyrë kriminale

18/05/2020 21:49

Shembja e Teatrit Kombëtar është tema e diskutimit sonte në Open në Top Channel.

I ftuar në Open në Top Channel, analisti Andi Bushati tha se Bashkia e Tiranës dhe Këshilli Bashkiak ka bërë shkelje të mëdha.

A duhej shembur Teatri Kombëtar?- e pyeti Eni Vasili.

‘Unë jam shprehur që në krye të herës kundër shembjes së tearit. Shembja e teatrit tregoi se si vepron fashizmi në mënyrë banditeske dhe kriminale. Nuk po merrem me shkeljet e bëra që më herët.

Vetëm këto dy javë janë bërë shkelje të mëdha. Kur vjen një shkresë nga Këshilli Bashkiak dhe pritur 5 ditë. Këta dy ditë pritën, madje edhe duke e ndryshuar datën e dokumentave. Në fillim thanë që nuk ndërtohet pa firmën Fusha, tani po na thonë që bëhet me paratë publike. Një herë ja kalon parlamentit dhe një herë ja kalon Këshillit Bashkiak”- tha Bushati.

Top Channel