Pse u shemb Teatri Kombëtar në orën 4 të mëngjesit? Ja si përgjigjet nën-kryetari i Bashkisë

18/05/2020 22:48

Në Open në Top Channel u fol për shembjen e Teatrit Kombëtar.

I ftuar në Open në Top Channel, nën-kryetari i Bashkisë Tiranë, Arbjan Mazniku i cili foli për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Mazniku tha se atë orë e caktoi Inspektoriati i Ndërtimit.

Pse u shemb teatri në atë orar?- e pyeti Eni Vasili.

‘Ai orar është zgjedhur nga Inspektoriati i Ndërtimit dhe policia. U zgjodh ai orar që përplasja me personat që kanë uzurpuar padrejtësisht godinën e Teatrit Kombëtar.

Ajo orë evitonte përplasjen në të mirë të protestuesve dhe policisë’- tha Mazniku.

Top Channel