Mjellmat e mbretëreshës/ Covid-19 anulon traditën shekullore

18/05/2020 15:27

Censusi i përvitshëm i mjellmave në lumin Tamiz, në Anglinë juglindore, një traditë mbretërore që daton që nga shekulli i 12, është anuluar për shkak të koronavirusit.

Numërimi i mjellmave, që përfshin matjen, peshimin dhe kontrollimin e tyre në ujërat mes surreyt dhe oksfordshajërit, zakonisht kryhet për pesë ditë në korrik.

Spektakli, që përfshin të ashtuquajturit numërues mbretërorë të mjellmave, në uniforma tradicionale, tërheq turma shikuesish në të dyja brigjet e lumit, dhe shumë shkolla normalisht ftohen të bëhen pjesë e eventit.

Mbretëresha Elisabetë e II zotëron të gjitha mjellmat e pashënjuara në britani dhe ky është një zakon që daton që nga viti 1186. Që atëherë daton edhe procesi i numërimit por sipas mediave, këtë vit ai nuk mund të kryhet për shkaqe sigurie. Hera e fundit kur eventi u anulua ishte në 2012, për shkak të përmbytjeve që prekën asokohe vendin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA