Ish-kreu i një kartele meksikane drogash i mbiquajtur ‘Hundëmadhi’ është arrestuar në fundjavë si i dyshuar për të paktën 900 vrasje, përfshi dhe punonjës të konsullatës amerikane atje.
Luis Gerardo, i njohur gjithashtu si El Tio (Xhaxhai) dhe El Narizon (Hundëmadhi), u kap në qytetin e Cuernavaca, në qendër të rajonit qendror të Morelos, teksa prokurorët e lidhin atë me mbi 900 vrasje.
Ai ishte i kërkuar nga SHBA si i përfshirë në vrasjen e punonjësve të konsullatës amerikane Leslie Ann Enriquez Catton, 25 vjeçe, bashkëshortit të saj Arthur Redelfs, 30 vjeç, si dhe një tjetër punonjës Jorge Alberto Salcido Ceniceros, 37 vjeç.
Gerardo, kreu Los Aztecas që është krahu i armatosur i kartelit Juarez, besohet se është organizatori dhe urdhëruesi i vrasjeve që u kryen nga anëtari i kartelit Los Aztecas, Arturo Gallegos Castrellon.
Leslie Ann dhe bashkëshorti i saj u vranë kur banda lëshoi një breshëri plumbash në makinën e tyre teksa po dilnin nga një banesë në mars 2010.
Banda kishte ndjekur makinën e tyre në rrugët e Ciudad Juárez, duke e bërë shoshë me plumba.
Çifti kishte vdekur në vend po vajza e tyre e vogël kishte shpëtuar e palënduar në sediljen e pasme, edhe pse e tmerruar .
Leslie Ann ishte katër muaj shtatzënë në momentin e tragjedisë.
“Ata ishin viktima të pafajshme të përshkallëzimit të dhunës në Juárez,” tha Ruben Redelfs, vëllai i viktimës Arthur Redelfs, sipas të përditshmes El Paso Times.
“Vëllai im dhe gruaja e tij kishin të dhëna të pastra dhe nuk ishin përfshirë në asgjë të gabuar”, shtoi ai.
Punonjësi tjetër i vrarë i konsullatës Jorge Alberto Salcido Ceniceros, gjithashtu gjeti vdekjen në makinë në të njëjtën ditë, në incidentin ku u plagosën dy fëmijët e tij.
Arsyeja e sulmeve ndaj punonjësve të konsullatës së SHBA nuk është mësuar kurrë.
Atë ditë u ekzekutuan 16 njerëz ndërsa me një bombë u vranë katër të tjerë, duke përfshrië dy policë meksikanë.
Hernandez u dënua me burgim të përjetshëm në 2012 pasi pranoi 11 vrasje të të huajve dhe trafik drogash në bashkëpunim.
Ai besohet si organizator i vrasjes së 15 studentëve të moshave 15 deri në 19 vjeç në Ciudad Juarez në vitin 2010.
Autoritetet besojnë se të rinjtë u vranë nga larteli Loz Aztecas sepse i përkisnin një bande të lidhur me Joaquin ‘El Chapo’ Guzman, ish lider i kartelit te Sinaloa.
Top Channel