Mediat ruse publikojnë rrogat e ushtarakëve në Siri

18/05/2020 20:13

Rrogat e ushtarëve dhe mercenarëve rusë në Siri arrijnë deri në 200,000 rubla ($2746) në muaj, raportoi sot agjencia vendase ‘Argumenty i Fakty’, bazuar në burime të komandës ruse atje.

Rroga e një oficeri është 200-300 mijë rubla ($2746 –$4120), ndërsa pilotët në misione luftimi marrin 400,000 rubla ($5492) në muaj. Rroga e këtyre të fundit varet dhe nga numri i fluturimeve.

Sipas raportimeve ushtarakët marrin dhe dieta ushqimi e udhëtimi; rreth 43 dollarë në ditë për ushtarakët e kontraktorët, si dhe 62 dollarë për oficerët.

Nëse një ushtar plagoset, çka sjell nivel të 2-të ose të 3-të paaftësie, ata përfitojnë pagesën e sigurimeve prej 1 milionë rubla ($13,730). Ndërsa për nivelin e 1-rë të paaftësisë pagesa është1.75 milionë rubla ($24,028).

Të afërmit e ushtarëve që janë vrarë në Siri kanë marrë 2.34 milion rubla ($32129) shpërblim.

Përveç ushtarakëve, në Siri ka gjithashtu staf civil të ministrisë së mbrojtjes si kuzhinierë, hidraulikë e specialistë të shërbimeve publike, të cilët marrin rroga mesatare prej 100-150 mijë rubla në muaj ($1,373-$2,060).

Top Channel