Kompania amerikane thotë se testimet njerëzore tregojnë se vaksina eksperimentale neutralizon koronavirusin

18/05/2020 19:57

Vaksina eksperimentale e kompanisë Moderna kundër COVID-19, ka prodhuar anti-trupa që mund të neutralizojnë koronavirusin te pacientët, pas testimeve të para klinike.

Njoftimi i sotëm i grupit bio-teknologjik bëri që aksionet e tij të rriten në vlerë me 25 për qind.

Ata thanë se nivelet e anti-trupave ishin të ngjashëm me ato në gjakun e pacientëve të shëruar nga COVID-19.

Pjesmarrësve në testime iu dhanë tre doza të ndryshme të vaksinës, dhe u pa një rritje forcës imunitare ndaj virusit në përpjestim të drejtë me dozën.

Moderna tha se testimet kanë si qëllim të përcaktojnë efektivitetin dhe efektet anësore të vaksinës dhe megjithse rezultatet paraprake ishin pozitive, është ende herët për të thënë nëse injeksioni bllokon virusin.

Pas njoftimit aksionet e Moderna u rritën në $79.93.

Njoftimi i kompanisë është një nxitje për kreun e sapo-emëruar të koronavirusit në Shtëpinë e Bardhë, Dr Moncef Slaoui.
Dr Slaoui la postin e tij në bordin drejtues të Modernas për të pranuar emërimin, por zotëron një pjesë të konsiderueshme të aksioneve të saj, rreth 11 milionë dollarë.

FOTO GALERI
1/3
Pas njoftimit aksionet e Moderna u rritën në $79.93.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA