I dashuri i pret kokën 17 vjeçares pasi i kërkoi të ndaheshin

18/05/2020 21:42

Një vajzë 17 vjeçare është masakruar nga i dashuri i saj pasi ishte ndarë me të, tha sot policia suedeze pas hetimeve.

Wilma Andersson ishte zhdukur më 14 nëntor, 2019, pasi shkoi në shtëpinë e ish-të dashurit Tishko S., 23 vjeç, për të marrë disa sende të saj, në Uddevalla në jugperëndim të Suedisë.

Kohët e fundit ajo ishte ndarë me të pas një lidhjeje dy-vjeçare.

Policia nisi të kontrollonte shtëpinë kur Wilma humbi, dhe e gjetën të mbushur me gjurmë gjaku.

Më tej ata bënë dhe zbulimin e tmerrshëm të kokës së saj të prerë, të mbështjellë në letër alumini dhe kapur mengjitëse.
I linduri në Irak, Tishko, është arrestuar për vrasjen e saj.

Nëna e Wilmas, Linda Andersson denoncoi zhdukjen e saj.

Një total prej 5,000 oficerë policie e vullnetarë nisën kërkimet për vajzën, në ngjarjen që ka tronditur Suedinë.
Më 22 nëntor u gjet koka e saj e prerë nga hetuesit.

I akuzuari mohon se ka vrarë Wilma, por nuk arrin të shpejgojë sesi ADN-ja e tij gjendet në thikën e kuzhinës bashkë me gjakun e viktimës.

Trupi i të ndjerës nuk është gjetur ende.

Miqtë e viktimës e përshkruanin të akuzuarin si shumë kontrollues, deri aty sa i tregonte vajzës çfarë të vishte, ku mund të shkonte dhe kë mund të takonte.

Ata ishin ndarë por ajo ishte rikthyer disa herë në shtëpinë e tij për të marrë sendet personale.
Nëna e saj Linda tha për mediat: “Unë vazhdoja t’i bija derës, por ai më tha se kishin bërë debat dhe ishte larguar.
Gjyqi nis më 26 maj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA