Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, pati një telekonferencë me kreun e opozitës dhe liderin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, në kontekstin e kontakteve të tij me partitë që i përkasin familjes se madhe te PPE.
Prezent ne këtë telekonferencë ka qene edhe deputeti nga Serres dhe Sekretari i Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Demokracisë se Re, Tassos Haxhivasiliou.
Z. Mitsotakis ka përsëritur se Greqia dëshiron një Shqipëri evropiane, demokratike dhe me prosperitet e cila përveç që është një vend fqinj, është edhe partner strategjik.
Në të njëjtën kohë, ai ka theksuar interesin e përhershëm të Greqisë për mbrojtjen e të drejtave të minoritetit kombëtar grek ,si nje parakusht për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale, si dhe për perspektivën europiane të Shqipërisë.
Nga ana e tij z.Basha ka folur gjerësisht për situatën në Shqipëri ne lidhje me sfidën e përballimit te pandemisë dhe perspektivat për rikthim në normalitet si dhe për fillimin e sezonit turistik.
Ai gjithashtu shprehu shqetësimin e opozitës për cilësinë e demokracisë dhe shtetin e se Drejtës në Shqipëri dhe shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e dhënë nga PPE në promovimin e reformave të nevojshme për integrimin evropian të Shqipërisë.
Top Channel