Edhe pse fëmijët janë konsideruar si një grupmoshë jo e rrezikuar nga pandemia e COVID-19, ata janë cilësuar si një burim i mundshëm infeksioni, për personat e tjerë, kryesisht të moshuarit.
Për këtë arsye, të detyruar për të qëndruar në karantinë këtë kohë pandemie, fëmijët në “Shtëpinë e Fëmijëve Zyber Hllulli”, në kryeqytet, janë surprizuar nga një koncert muzikor, i ideuar nga emisioni “E Diell” në Top Channel.
Këngëtari i madh Luan Zhegu, këngëtarja Mariza Ikonomi dhe këngëtarja e talentuar Efi Gjini, u kujdesën që fëmijët në këtë institucion, të kalojnë disa momente të gëzueshme mes tyre.
Ndërsa vogëlushi shumë i njohur Xheison Bafti, i njohur ndryshe si “taramelja”, interpretoi një poezi mjaft të ndjerë për ta. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.
Top Channel