Antoneta, ishte kryefjala e rubrikës “PërPuthen” në “E Diell” këtë puntatë. Duke qenë se ajo ka bërë disa takime më shumë me djemtë, krahasuar me dy vajzat e tjera që i janë bashkuar kohët e fundit emisionit, e ka shikuar të arsyeshme për të përzgjedhur dy prej tyre, të cilët ajo i shikon pretendentë në sytë e saj.
Dy djemtë e përzgjedhur nga Antoneta, janë Andueli dhe Lulzimi. Ndërkaq, Antoneta u shpreh se ende nuk ndihet e sigurtë për të hedhur hapin e radhës dhe për të formuar një çift në “PërPuthen”, kjo dhe për shkak të presionit që dy të përzgjedhurit e saj ushtrojnë tek ajo.
“Takimet e fundit kanë qenë paksa me pak presion. Gjatë gjithë kohës më thonë
Antoneta çfarë do të zgjedh? Djemtë nuk njihen a e ndave mendjen apo nuk e ndave mendjen. Nëse nuk do i kisha mirëkuptuar, do t’i thoja ec e lemë këtë muhabet. Nuk po zgjedhim me kë të shkojmë të bëjmë pazar”, u shpreh Antoneta.
Top Channel