Selfie me dinozaurët, policia në kërkim të të riut ‘të paftuar’ (Fotot)

16/05/2020 15:15

Policia në Australi po kërkon një person që ka bërë një tur natën vonë në një muze në Sidnei duke pozuar për selfie me një skelet dinozauri para se të largohej me një kapelë kauboji dhe një pikturë.

Personi kishte mundur të hynte në muzeun australian rreth orës 1 të natës të dielën e shkuar dhe kishte bërë një shëtitje në thuajse gjithë godinën e zbrazur. Ai ka qëndruar në muze për 40 minuta dhe e kishte shijuar madje natën e tij në muze. Kamerat e sigurisë e kishin fiksuar atë ndërsa bënte foto para ekspozitorëve, duke pozuar me kokën brenda një kafke të tiranozaurit etj.

Më pas, ai kishte dalë nga muzeu me një kapelë dhe një pikturë. Muzeu australian është mbyllur që nga fundi i vitit të kaluar për punime renovimi dhe policia beson se pikërisht këto punime kanë bërë që vizitori i paftuar të hynte me lehtësi në të.  Muzetë e tjerë dhe galeritë në Australi janë po ashtu të mbyllur për shkak të masave për koronavirusin. Zyrtarët e policisë kanë bërë apel për ndihmë duke thënë se rasti është shumë serioz dhe duhet zbardhur.

Ne – thanë zyrtarët – jemi me fat që ai nuk ka dëmtuar asnjë artefakt historik apo dicka tjetër të kushtueshme në muze.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA