​Gjermania shënon uljen më e madhe ekonomike që nga kriza e vitit 2008

16/05/2020 20:58

Gjermania ka hyrë në recesion pasi ekonomia e saj pësoi tkurrje në tremujorin e parë të këtij viti.

Prodhimi i Brendshëm Bruto u ul me 2.2%, e cila është shifra më e ulët që nga kriza financiare e vitit 2008.

Ekonomia më e madhe e Evropës po përballet me vështirësi, pasi dyqanet dhe bizneset u mbyllën, në mes të marsit, për të kufizuar përhapjen e koronavirusit.

Në një konferencë ditën e sotme, drejtori i Zyrës Federale të Statistikave, Albert Braakmann paralajmëroi se ulja e ekonomisë për shkak të Covid-19 mund të jetë edhe më e lartë në ditët në vazhdim.

Gjermania deri më tani ka shënuar 7,928 viktima nga koronavirusi dhe janë regjistruar 174,925 të infektuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA