Pas dy muajsh pause do të rikthehet të luhet futbolli në fushën e lojës e gjithashtu do të transmetohet edhe në shtëpinë më të madhe të eventeve futbollistike në Digitalb.

Përveç kampionatit gjerman që fillon në këtë fundjavë, më 3 qershor është programuar të rifillojë Superliga shqiptare dhe bashkë me të, të gjitha kampionatet e tjera europiane po bëhen gati  ashtu si edhe Supersport. Për këtë na tregon tepër drejtori Dritan Shakohoxha.

“Janë të gjithë besoj të lodhur, duke parë dhe riparë programe që flasin vetëm për virusin. Nga idhujt e tyre që kishin Ronaldon, Mesin apo dikë tjetër, idhujt e tyre befas u bën e gjithë pjesa e mjekësisë. Realisht të gjithë në komunitetin e futbollit kanë kërkuar të fillojë futbolli të luhet futboll, duke treguar që në fund fare, vlen shumë të luhet”.

Digitalb dhe Supersport, ka qenë një zë ndryshe larg programeve të virusit e diskutimeve që lidheshin me COVID 19

“Ne kemi detyrën që t’i japin zë njerëzve të sportit dhe këtë gjë e kemi bërë sidomos me FAN ZONE cdo ditë, pastaj krijuam një program të ri sa i përket periudhës së europianëve. ky duhet të ishte viti i Europianit një ekskluzivitet i Digitalbit dhe për të ne kishim përgatitur një sërë programesh, që sigurisht vetëm i kemi shtyrë pasi do ti trasmetojmë edhe ato”. 

Çfarë presin sportëdashësit tjetër të shohin në këtë restart të sezoneve futbollistike.

“Nuk ka rëndësi se ku do të luhen ndeshjet që do të rifillojnë, por që do të trasmetohen në Supersport kjo është e sigurt. Fillon me Bundesligën por jo vetëm, shpejt fillon kampionati italian, Spanjoll, Anglez do të fillojnë të gjitha kampionatet. Do të kemi një verë të mrekullueshme me futboll. Të gjithë thonë kemi halle të tjera, por në fund fare edhe pse nuk do të kenë mundësi t’i shohin ndeshjet në stadium, njerëzit të paktën e ndryshojnë dhe e zbukurojnë jetën e tyre duke parë Live një ndeshje futbolli”.

Sa i përket kampionateve he ndeshjeve të mbetura, Digitalb do të transmetojë edhe mbi 70 javë futbollsitik të kampionateve kryesore europiane përfshirë këtu superligën shqiptare, duke e bërë thuajse të padukshme mungesën e europianit Euro 2020, gjithashtu një ekskluzivitet i Supersport. /Endi Tufa/

Top Channel