Kryeministri Edi Rama në një komunikim live në facebook ka folur në lidhje me rritjen e rasteve në dy ditët e fundit, ku janë regjistruar nga 18 raste.
Ai ka folur në lidhje me plazhet ku u shpreh se do të ketë më shumë plazhe publike.
Rama:
Plazhet këtë vit do të jenë shumë më tepër publike se private. Do të jemi shumë strikt me këtë, kjo e keqe do vijë me të mirën, që do ketë më shumë hapësirë për shqiptarët pa iu dalë përpara një njeri me hu në dorë që kjo është ‘ronë e nxanun’.
Por duke zgjedhur hapësirën në plazhin publik. Patjetër që ku ka hotele do ketë plazhe private, aty ku janë plazhe të populluara do gjendjet një zgjedhje. Plazh pa salltanete të mëdha, pa ato shazllone që s’të lënë të shohësh as rënën dhe të kalosh në fije të perit mbi trupat e njerëzve.
Top Channel