E pabesueshme/ Mjekët i dhanë dy orë jetë, por 102 vjeçarja që ka punuar me Churchill i sfidon të gjithë

15/05/2020 19:33

Një gruaje 102-vjeçare, e cila dikur ka punuar me Winston Churchill, mjekët i dhanë vetëm disa orë jetë pasi u infektua me koronavirus. Por, vetëm disa ditë më vonë ajo ishte në shtrat duke ngrënë ushqimin e saj të preferuar.

Catherine Grace u shtrua në spitalin Pinderfields në Wakefield, pasi rezultoi pozitive për koronavirusim dy javë më parë dhe të hënën e kaluar mjekët i thanë familjes së saj që të prisnin për më të keqen.

Për këtë arsye, kushërira e saj nuk po u besonte veshëve kur një nga mjekët e spitalit e mori në telefon dy ditë më pas dhe i tha që Grace ndodhej në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

E moshuara doli nga spitali më 5 maj e shoqëruar nga duartrokitjet e shumta të mjekëve që u kujdesëm për të për ditë me radhe. Të afërmit e gjyshes u shprehën: Në një farë pike ne na thanë se Grace nuk do t’ia dilte të mbijetonte, pastaj na thanë që mund të kishte vetëm dy orë të tjera jetë. Por pastaj na thanë se ishte mirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA