Një studim i kompanisë ndërkombëtare të këshillimit “McKinsey”, del në përfundimin se në mënyrë tipike, pasojat negative të kësaj krize do t`i ndiejnë më shumë ata me rroga të vogla dhe arsim të ulët apo punonjësit me kontrata të përkohshme.
Kompania i hedh një vështrim situatës në SHBA, ku vëren se bizneset e vogla e kanë ndjerë shumë peshën e situatës pasi ata nuk kanë një “ kapital mbështetës” për të vazhduar të japin rrogat. Më të cenueshme, nga studimi, rezultojnë punët në sektorin e shitjeve dhe shërbimit, restoranteve, hoteleri turizmit, ndërtimit, argëtimit etj. Punët në bujqësi, menaxhim, financë dhe sigurime, në industritë teknike apo shkencore shihen si më pak të rrezikuara nga ndikimet afatshkurtra nga koronavirusi.
Profesionet me cenueshmëri më të ulët përfshijnë dhe punët që mund të bëhen nga shtëpia e në përgjithësi, ato që kanë kontakte fizike të kufizuara me të tjerët dhe që konsiderohen thelbësore. Rezultatet e këtij studimi janë të ngjashme me ato të sondazheve të realizuara nga Pew Research Center, sipas të cilave ata me arsim më të lartë kishin më tepër të ngjarë të vazhdonin punën nga shtëpia gjatë koronavirusit.
Zbulimi, ne këndvështrimin e McKinsey, konsiderohet veçanërisht shqetësues në mesin e shtimit të ndjeshëm të papunësisë në vend teksa shumë prej të punësuarve në punët më të rrezikuara, nuk janë pajtuar atje me kohë të plotë.
Top Channel