Basha ‘zbret’ në Sukth, takohet me banorët: ‘Ramavirusi’ ka goditur rëndë këtë zonë….

15/05/2020 11:36

Basha takim me banorë të Sukthit të cilët vuajnë ende pasojat e tërmetit dhe harresën e shtetit në kohën e pandemisë

Sukthi dhe banorët e tij ende vuajnë pasojat e tërmetit të nëntorit, ndërkohë që u duhet të përballen edhe me pandeminë Covid-19. Ditën e  sotme për të vizituar banorët e kësaj zone ka shkuar kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Kreu i PD gjatë takimit me qytetarët mësohet të ketë thënë se për banorët nuk është dhënë ansjë ndihmë dhe kujdes, ndërkohë që jetojnë në varfëri.

“Asnjë ndihmë për banorët me shtëpitë e shkatërruara, asnjë kujdes për situatën e pandemisë që i ka çuar në varfëri të tejskajshme banorët e Sukthit.

RAMAVIRUSI ka goditur rëndë këtë zonë dhe banorët e saj që sot më shumë se kurrë ndihen të braktisur dhe të lënë në harresë. Shtëpi të rrënuara dhe në pragshembje pas tërmetit, asnjë ndihmë financiare apo ushqimore, varfëri e shtuar, papunësi dhe mjerim. Kjo është gjendja e Sukthit sot.

Alarmi  i qytetarëve që takova në Sukth është dëshmi e qartë e pandemisë ekonomike që ka prekur shqiptarët. Rama i ka braktisur shqiptarët. Ai dhe oligarkët e tij kanë vetëm një qëllim, të vjedhin taksat e shqiptarëve për t’u pasuruar në kurriz të qytetarëve të braktisur pa ndihmë dhe kujdes.” mësohet të ketë thënë Basha.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel