Problemet për kryeministrin spanjoll nuk kanë fund, akuzat ndaj gruas, vëllait dhe miqve të tij më të mirë ‘shkundin’ themelet politike të Sanchezit
Reforma zgjedhore ka hyrë në një fazë kritike ku dakordësia mes palëve duket e largët. Për të kuptuar më mirë se cilat janë çështjet ku ndahet shumica qeverisëse me opozitën jashtë parlamentare le të analizojmë 2 nene të kodit zgjedhor ku PS,LSI dhe PD, kanë qëndrime të ndryshme.
Me kodin aktual zgjedhor i gjithë zinxhiri administratës zgjedhore është politike mi bazën e ekuilibrave politik mes mazhorancës dhe opozitës.
“Partia Socialiste propozon një depolitizim të plotë i cili prek të gjitha hallkat e administrimit duke nisur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri tek komisionet e qendrave të votimit dhe grupet e numërimit të votave. Partitë politike nuk do mund të propozojnë administratën zgjedhore. Partitë politike nuk do mund të bllokojnë procesin e votimit. Partitë politike nuk do mund të numërojnë votat e as të bllokojnë procesin e numërimit.
Propozimi i Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim është një model miks i administrimit zgjedhor që ruan thelbin e balancës dhe kontrollit politik por fut dhe një përfaqësues jopolitik. Sipas propozimit edhe në KQV vendimet merren vetëm nga 6 anëtarët politik të cilët mund të marrin vendim edhe kur nuk ftohen nga komisioneri jopolitik. Nëse votimi del 3 me 3 kalon për vendimmarrje në KZAZ”.
Kolegji zgjedhor është një tjetër aspekt ku ka një qasje tejet të ndryshme mes PS, PD dhe LSI përsa i përket procesit të vettingut për gjyqtarët e këtij kolegji.
“Propozimi i mazhorancës është që Kolegji të përbëhet nga 8 gjyqtarë të përzgjedhur me short nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. Të drejtën për të qenë anëtar të Kolegjit Zgjedhor dhe pjesë e shortit duhet ta kenë gjyqtarët e kategorisë së mësipërme por që e kanë kaluar me sukses procesin e vetingut. PD dhe LSI propozojnë shkrirjen e Kolegjit Zgjedhor aktual dhe ngritjen e një trupe tjetër gjyqësore e cila do të përbëhet nga 15 gjyqtar. Propozojnë që këta gjyqtarë që do të zgjidhen në Kolegjin Zgjedhor ti nënshtrohen moratoriumit 4 vjeçar në raport me vettingun. Pra, edhe gjyqtarët që nuk i janë nënshtruar vettingut konkurrojnë për tu bërë pjesë e kësaj strukture dhe që nga zgjedhja deri në përfundim të mandatit ata të jenë të përjashtuar nga procesi i vertingut”.
Në tryezën e këshillit politik të reformës zgjedhore, PS, PD dhe LSI deri më tani e kanë anashkaluar në mënyrë diplomatike propozimin e opozitës së re parlamentare për ndryshimin e sistemin zgjedhor, duke lënë të kuptohet se nuk janë të interesuar për këtë propozim. /Muhamed Veliu/
Top Channel