Presidenti Ilir Meta në një prononcim për mediat foli për çështjen e kalimit të pronësisë së Teatrit Kombëtar në pronësi të bashkisë Tiranë.
Presidenti bëri me dije se ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese padinë për shfuqizimin e vendimit.
“Kalimi i Teatrit në pronësi të Bashkisë, veprim antikushtetues. Depozitova në GjK shfuqizimin e vendimit për Teatrin Kombëtar . Kallëzim
për vendimin e kalimit të Teatrit në pronësi të Bashkisë. Prishja e godinës së Teatrit Kombëtar është vendim politik.
Shqiptarët rrezikojnë të humbasin pasurinë publike. Bashkia e Tiranës nuk mund ta ketë në pronësi të saj Teatrin Kombëtar. GjK,i vetmi institucion që mund të shprehet rreth një çështje të tillë.
Kërkoj që në një rend demokratik shteti të ruajë asetet e pasurisë që mishërojnë trashëgiminë kulturore. Teatri ka krijuar kujtesën e tij dhe e bën përfaqësues të denjë të trashëgimisë kombëtare. Nëse Teatri do shembet para vendimit të GjK, do ketë pasoja të parikuperueshme”, tha Meta.
Top Channel