Shkarkohet Rudina Hajdari/ Propozohet Myslym Murrizi për drejtimin e grupit parlamentar demokrat

14/05/2020 22:07

Demokratët e rinj u rebeluan sërish ndaj kryetares. Një nismë e dytë për shkarkimin e Rudina Hajdarit ka marrë firmat e shumicës së anëtarëve të grupit.

Shkresa e dërguar në kuvend kërkon që Myslym Murrizi të jetë kryetar në vend të zonjës Hajdari. Edhe pse në publik i preferuari i grupit përpiqet të zvogëlojë debatin brenda radhëve.

Murrizi: Propozimi është i të gjithëve ne ndaj ndryshojmë nga të tjerët ne se mbajmë karrierën. Funksionojmë në harmonizim të plotë. Përpiqem të kem miq e shok. Nuk them ka çaluar zonja Hajdari por duke qenë grup më rishtar dhe pa përvoje kështu e mendojmë.

Fati i grupit demokrat është tashmë në dorën e kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi. Para vendimit final nga foltorja Rudina Hajdari u duk se kishte një mesazh për koleget e saj.
Myslym Murrizi duket se tashmë është profilizuar si lider grupi. Por planet duket se i ka më afatgjata. Deputeti rebel i cili u përjashtua nga PD pasi mbajti mandatin po mendon për krijimin e një partie të re për të sfiduar jo vetëm ish partinë e tij. Rrënjët do të jenë brenda grupit demokrat ndërsa dera duket se do jetë e hapur dhe për Hajdarin.

Murrizi: Ka zëra që kërkojnë lëvizje të re. Mundësi që kemi ne në parlament është më e madhe se ata që janë jashtë që të krijojnë një lëvizje të ndryshme nga këta dy sivëllezër që prej 20 vitesh ndajnë paratë dhe bëjnë show në parlament. S’duan të ndryshojë sistemin zgjedhor.

Opozitarët e rinj para betejës elektorale, testin e parë për forcën e tyre e kanë në Parlament kur të vijë dita e miratimit të reformës zgjedhore. Lobimi ka nisur për forcimin radhëve nëse të mëdhenjtë do kërkojnë të kalojnë kodin e ri elektoral pa ndryshim sistemi. Betejë me numrat duket e vështirë.

Murrizi: Kam një listë me 39 kolegë opozitarë. Nëse qëndrojnë 39 deputetët e nuk dyzohen e bllokojmë Ramën. Rama 81 deputet ka, nuk i gjen dot 84 Rama me kaluar kodin. /Elda Menga/

Top Channel