Nga 3 qershori do te rikthehen në fushën e lojës 10 skuadrat e kategorisë superiore që do të zhvillojnë 10 javët e mbetura të sezonit 2019-2020, ndërkohë nga dita e sotme seancat e zhvilluara deri tani në ‘ilegalitet’ do të kenë mundësi për t’u zhvilluar më hapur, ndërsa data zyrtare e rifillimit te tyre është 18 maji.
Por a do të mjaftojnë këto 2 jave për të rigjetur formën fizike lojtaret te cilët do të duhet të përballojnë edhe këto jave të mbetura të kampionatit, kur do te vendosen verdiktet? Për këtë na tregon më shumë ish mjeku i Kombëtares, Arben Çeliku.
“Përsa u përket stërvitjeve individuale te futbollistëve në përgjithësi, nuk është e njëjta stërvitje që bëhet në grup, me përgatitës atletik, me kronometër. tani ata do bëjnë një fazë përgatitore siç bëhet në çdo prag sezoni. Do jetë një fazë përgatitore jo e plotë, se fazat përgatitore shkojnë në përgjithësi 1 muaj e gjysmë dhe teorikisht shikohet se kush ka mbajtur më shumë regjim në aspektin e të ushqyerit se sa në atë të përgatitjes fizike”.
-Protokolli mesa duket nuk i përfshin të gjitha analizat që bëhen përsa i përket covid 19. Tamponi i famshëm kaq i përfolur edhe në Evropë, në Shqipëri, mesa duket nuk është I nevojshëm të përdoret
“Problemi do jetë që ne protokollet e UEFA a i mbajmë dot apo jo. Mund ta bëjmë dot ne, a i kemi mjetet financiare? Ne Serie A pak a shumë ishin 10 klube që I plotësonin këto kushte, e para, e dyta, tamponimi që do t’u bëhet teorikisht futbollistëve është lënë 1 herë në 4 ditë. Me koston që llogariste Gjermania ishte 0.5% e gjithë popullatës, Italia shkonte te 0.8%. nuk e di këtu si është bërë kjo llogari”. /Endi Tufa/
Top Channel