Flutura Martini jeton me vajzën e birësuar, në Bulqizë.

Ajo është 70 vjeç, por çdo dite ngjitet ne pirgjet e kromit për te mbledhur minerale pasi ndryshe nuk e siguron dot jetesën.

Edhe pse rreziku është i madh, Flutura vazhdon te punoje, madje edhe ne këto ditë pandemie pasi siç thotë vetë ajo,nuk mund te durojë qe vajza te braktisë shkollën.

Vajza 15-vjeçare, Anisa, qe Flutura e mori nga te afërmit e saj për ta rritur vite me parë, ndjehet keq kur sheh nënën ne këtë moshë te mbledhë krom, ndaj dhe ajo bën thirrje për ndihmë. Për më tepër, ndiqni kronikën e përgatitur.

Top Channel