Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha  ka vendosur që mbrëmjen e sotme të qëndrojë gjithë natën tek Teatri Kombëtar.

Dega 4 e partisë demokratike në Tiranë ka vendosur që ta shoqërojë.

Top Channel ka  zbuluar mesazhin që i  është dërguar degës së PD-së numër 4 në Tiranë për të shoqëruar kryedemokratin gjatë gjithë natës.

Mesazhi:

Të nderuar demokratë dhe qytetarë të degës 4 Tiranë!

Kryetari Basha sot do të qëndroj gjithë natën te Teatri Kombëtare.

Degën tonë e ka përzgjedhur që ta shoqërojë.

Ju lutem me sa mundësi keni të mobilizohemi të jemi si i ka hije degës 4.

Në orën 20:30 do të jemi në sheshin e Teatrit Kombëtare.

Top Channel