25/12 23:46
E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte konsulentja Elona Varfi.
Elona prej tre vitesh, jeton në Lodër, sëbashku me bashkëshortin, Oltin. Ajo është një konsulente dhe merret me shitje të produkteve të ndryshme në ankand. E pyetur nga Bieta se cila është shuma më e lartë që ka shitur një produkt. Elona u përgjigj se ka shitur për 120 mijë euro një çantë, natyrisht nuk ishte e saja, por në ankand është përfaqësuar nga ajo.
“Shuma më e lartë ka qenë me çantat, që nuk kanë qenë të mijat, por e kam përfaqësuar unë. E kam shitur për 120 mijë paund. Çdo gjë që është e rrallë, çmimi është i lartë. Këto çanta janë të rralla dhe kanë vlerë në ankande”, u shpreh Elona.
Top Channel