Ka nisur takimi i Këshillit Politik,ku janë prezent edhe përfaqësuesit e opozitës së bashkuar Petrit Vasili e Oerd Bylykbashi.

Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore po mblidhet për herë të parë fizikisht pas shpërthimit të pandemisë.

Mbledhja do të drejtohet nga dy bashkëkryetarët e Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari.

Opozita ndërkohë reagoi më herët në lidhje me deklaratat e bërë nga kryeministri Edi Rama ditën e djeshme për sa i përket Reformës Zgjedhore. Sipas kreu të qeverisë për Reformën Zgjedhore janë dy pika të pangeociueshme, e para depolitizomi i administratës dhe së dyti sipas tij në kolegjin zgjedhor nuk duhet të ketë gjykatës që nuk kanë kaluar vettingun.

Sipas opozitës deklaratat e kryeministrit Edi Rama për kushtëzimin e reformës zgjedhore me dy pika të panegociueshme dhe për kufizimin e reformës vetëm tek rekomandimet e OSBE\ODIHR-it, pa marrë parasysh qëndrimet e opozitës, ndryshe nga marrëveshja e janarit, i kanë hedhur benzinë zjarrit në Këshillin Politik.

Ndër të tjera opozita shpjegon se jo vetëm nuk i ka mirëpritur qëndrimet ultimative të kryeministrit, por beson se pas tyre fshihet qëllimi i tij për të shkatërruar konsensusin për reformën zgjedhore.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA