Franca, Austria dhe Zvicra vlerësuan se është ende herët për të hapur kufijtë me Italinë dhe Spanjën, të cilat janë ndër vendet më të prekura nga Covid-19.
Në disa vende, siç janë Italia dhe Spanja, ndalesat e udhëtimit janë në fuqi edhe brenda atyre vendeve, kjo është arsyeja pse kufijtë për udhëtarët nga jashtë do të mbyllen edhe për një kohë.Vendimet për hapjen do të merren në varësi të të dhënave epidemiologjike.
Për momentin, plani në Evropë është që gradualisht të hapen kufijtë midis vendeve fqinje si Austria me Republikën Çeke, Sllovakinë dhe Gjermaninë. Ministri i Brendshëm gjerman Horst Seehofer tha se Gjermania kishte “ndërmarrë hapa” drejt një lehtësimi gradual të kontrolleve kufitare që nga 16 maj.Gjermania do të hapë kufirin me Luksemburgun më 16 maj, dhe pas kësaj me Danimarkën.
Top Channel