Fundjava e fundit e gushtit sjell fluks të lartë në Morinë, mbi 52 mijë udhëtarë hyjnë në 24 orë Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka denoncuar abuzimet me çmimet që bëhet nga tregu agroushqimor në Tiranë.
Mengjesim e sotem me një vëzhgim të bërë nga vetë ai në tregun agroushqimor, i ka rezultuar si treg monopol.
Abuzohet hapur me çmimet, vijon zevendes kryeministri, dhe se nuk jepet asnjë faturë apo kupon.
Braçe shkruan se dhe kur i pyet për çmimin, e caktojnë atë vet sipas dëshirës, duke e vendosur aty për aty pa paraqitur asnjë kupon tatimor, asnjë fature dhe duke fituar deri në 20 lekë për kilogram, më shumë se dhe vetë bujku që e prodhon dhe ua shet atyre me një çmim tepër të ulët 20-25 lekë.
Në videon e publikuar nga zëvendëskryeministri Erion Braçe për abuzimin me çmimet dhe kuponat fiktivë tatimor në tregun agroushqimorë në Tiranë, ajo që vihet re është edhe shkelja e rregullave të masave mbrojtëse të vendosura nga qeveria në këtë kohë pandemie.
Tregtarët pa asnjë lloj ruajtje të distancës sociale, pa maska dhe doreza tregtojnë të lirë dhe vijojnë punë e tyre sikur virusi të mos ekzistonte.
Kjo është në shkelje të vetë masave të vendosura nga qeveria, e cila kërkon me detyrim afishimin e masave mbrojtëse në tregje dhe respektimin e tyre nga tregtarët, në të kundërt, po sipas rregullave ne kohe pandemie, mund të mbyllen si burim i përhapjes së infeksionit.
Top Channel