Gazetarja Anila Hoxha bisedoi me një oficer policie, i cili i ka dhënë vendit dhe detyrës 30 vite të jetës së tij në luftën kundër krimit apo për sigurimin e rendit publik, edhe në çaste të vështira, sikurse 1997, atëherë kur shumë oficerë e braktisën uniformën.

Tashmë ai do të jetë një nga “viktimat” e projektligjit që e penalizon dhe e ndëshkon atë sepse është në prag të 55 vjetorit të tij dhe veç kësaj ka mbushur dhe vitet sikurse thonë ligjshkruesit.

Si ndihet një oficer i tillë pasi ka rrezikuar jetën, i ka shërbyer atdheut? Çdo te thotë te dalësh ne pension te parakohshëm e deri diku te ndëshkohesh sepse nuk konsiderohesh mjaftueshëm i ri për te luftuar krimin?

“Po ta kthej kokën mbrapa do te thosha nuk do kthehesha kurrë ne polici, sepse nuk ka asnjë te ardhme, policia gjithmonë mbetet ne reformim sipas politikës. Ndihem i zhgënjyer, thellësisht i tronditur, sepse nuk e di çfarë te mirash me sjell ky ligj. Brezin tone nuk e merr askush ne punë ne këtë moshë, nuk e di kush i bën këto ligje, fillon pune, 50 vjeç bëhesh oficer, kur do bëhet karriera sipas këtyre”.

Ndoshta po tentojnë te fusin ne policë te rinj qe te luftojnë krimin, ndoshta brezi juaj nuk shikohet si efektiv ?

“Unë jam me parimin qe policia është sistem zinxhir, nuk mund te ketë polic te rinj pa te vjetër, i vjetri di shumë, ai është nje kartotekë, edhe sikur mos te punojë dot fizikisht jep informacion mbi kontigjentet, nuk ka krim te ri pa te vjetër”.

Tani qe keni bërë gjithë këtë udhëtim ne Policine e Shtetit çfarë emri do ti vendosni te gjitha ligjeve ne polici që kanë ndryshuar herë pas here ?

“Duke qenë se shpesh është eksperimentuar me policine e shtetit sa herë vijne partitë, do isha për nje ligj me dy te tretat ne parlamentit. Edhe kjo paketë që po flasim tani është bërë nga ana qe nuk e njohin policinë, ata duhet t’na kishin thirrur sepse kështu demotivohen edhe brezat e rinj”. /Anila Hoxha/

Top Channel