Sondazhi i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësi publikoi një sondazh që tregoi që se besimi shqiptarëve në institucionet e vendin dhe në drejtësi ka rënë ndjeshëm. Gjithashtu sipas sondazhit, 1 ndër 2 shqiptarë kërkon të largohet nga vendi.
I ftuar në Open në Top Channel, Gjergji Vurmo Drejtor projekti i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim tha se një sondazh i tillë bëhet prej 7 vitesh nga Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim.
“Kemi pasur një kampion prej 2500 të anketuar në 61 bashki të vendit. Ajo që vihet re është se në dy vitet e para kishte një besim të lartë për Reformën në Drejtësi dhe në institucionet e vendit. Nga 2015 ka nisur të bie besimi. Rënia prej pritshmëritë pozitive prej reformës kanë rënë me 17%, ndërsa zbatimi korrekt i reformës ka rënë me 14% ”- tha Vurmo.
Top Channel