Ndryshimi i sistemit nuk bën më pjesë ne planet e aleatëve te PD, ndaj një ditë para mbledhjes së katërshes politike u ra dakord qe te mos dorëzohet asnjë propozim ne tryezën e reformës zgjedhore.
Edhe pse prekja e sistemit nuk është prioritet, përfundimi i reformës zë vendin e parë.
“Reforma Zgjedhore që është kushti i parë nga 15 kushtet e BE duhet në mënyrë urgjente te mbarojë. Mbyllja e reformës çon vendin drejt një zgjidhjeje qe janë zgjedhjet e reja, qe janë kushti i dytë”, shprehet Monika Kryemadhi.
Me shumë se situatë politike ne tryezën e aleatëve zuri vend situata pandemike pasojat e së cilës më se shumti po i vuan biznesi. Lulzim Basha i kërkoi aleatëve te ndjekin shembullin e tij për te zbritur ne terren.
“Njerëzit presin mënyrë e kontaktit për te qarë hallin. Ajo qe u vendos është përgatitja e një platforme për ti dhënë mundësi rifuqizimit te ekonomisë shqiptare”, thotë Kryemadhi. /Elda Menga/
Top Channel