Një oficer policie në New York City që u filmua duke rrahur brutalisht një kalimtar duke zbatuar rregullat e distancimit social, është ‘zhveshur’ nga arma dhe distinktivi.
Oficeri i identifikuar si Francisco Garcia, është lënë tashmë në një detyrë zyre deri në mbylljen e hetimeve për aktet e tij të dhunshme ndaj 33-vjeçarit Donni Wright, të cilin e goditi me grushte dhe e shtriu përtokë në fundjavë.
Episodi i dhunshëm ndodhi pas pasi policë me veshje civile kishin arrestuar një burrë e një grua jashtë një dyqani për mosrespektim të distancimit social dhe për zotërim marijuane.
Garcia shihet në video që ndahet nga grupi i oficerëve dhe i drejton pistoletën me rrymë elektrike Wright, para se ta përplasë në tokë e ta godasë. Viktima Wright u akuzua me rezistencë ndaj arrestit, sjellje kërcënuese dhe pengim të punës adminsitrative, por akuzat pritet të ndryshojnë pas hetimeve.
Kryebashkiaku i New York City, Bill de Blasio dënoi veprimet e Garcias, duke shkruar në një koment: “Sjellja që pashë në video është e papranueshme”.
Ndërsa zëdhënësja e policisë së New York, Mary O’Donnell tha se Wright “mori qëndrim luftues ndaj oficerit”. Në pamje tregohej që oficeri kishte sulmuar Wright pa asnjë provokim por nuk ishte e qartë se cila ishte rrjedha që çoi në arrestim.
Top Channel