Një 65-vjeçar nga Shqipëria është gjetur me plagë të rëndë në oborrin e një banese, në të cilën punonte, ne lagjjen Artemidha(Luca), në zonën bregdetare, në juglindje të Athinës.

Sipas policisë, viktima u gjet me plage të rënda në gjoks dhe kokë. Ai u transportua në spital, por mjekët nuk mundën ta shpëtojnë.

Autoritetet nisën një hetim për rrethanat e ngjarjes, por deri tani nuk ka një pistë të qartë lidhur me hetimet. Dyshohet se autori ose autorët kanë tentuar të kryejnë një grabitje në banesë, por nuk janë përjashtuar edhe pistat e tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA