Veprat e karantinës/ Motivet tiranase në punimet e fundit të skulptorit Kreshnik Xhiku

10/05/2020 20:50

Një little punk, vitruvian, Migjeni, motive të valltarëve apo mikpritja transe. Të gjitha këto motive i gjejmë këtu në studion e skulptorit Kreshnik Xhiku. Ai e ka kaluar më së shumti këtu karantinën, mes vizatimeve fillimisht e më pas skulpturave të gdhendura në baltë apo allçi.

Këto janë motivet qe po punoj së fundmi. Ja ku është mikpritja transe. Apo motivet e valleve. Fillimisht i bëj ne vizatime. Bëj shumë përpara se të zgjedh të duhurin e më pas i punoj në skulpturë.

Jetona Koçibelli: Spostohemi tek vitruvian i bronztë, një ndër me te veçantët këtu në studio.

Kreshnik Xhiku: Po. Këtë e kam pasur skulpturën qendrore në një ekspozite personale në Galerinë Fab. Duket si real, por ne fakt ka forma surreale, apo konceptuale.

Jetona Koçibelli: Ju keni bërë edhe  Ekuestrin e Skënderbeut në Rochester Hills Michigan. Ju kujtohet ajo kohë?

Kreshnik Xhiku: Po. E mbaj mend shumë mirë. U inaugurua në vitin 2006. Mora një telefonatë ne 10 të darkës dhe më thanë; di ti të besh vepra realiste? Sepse në atë kohë unë kisha fituar çmimin e parë në një konkurs me Washington me një vepër abstrakte. Jam krenar që e kam qenë unë autori i asaj vepre.

Top Channel