Rubrika “PërPuthen” në “E Diell”, ka fituar zemrat e publikut dhe i ka lënë ata të mbërthyer pas ekranit të Top Channel. Një ndër dyshet më të komentuara dhe pëlqyera njëkohësisht, është Antoneta dhe Lulzimi. Këtë javë ata kishin vendosur për të bërë një takim sëbashku, por takimi i tyre nisi jo siç pritej. Antoneta i kërkoi llogari Lulzimit, se përse një shoku i tij në rrjete sociale, kishte thënë që Lulzimi ka interes për një tjetër vajzë.
Lulzimi këtë gjë e mohoi dhe u shpreh se ka interes vetëm për të. Edhe pse gjërat u dukën se u sqaruan në takim. Antoneta tha se ka rezervat e saj dhe ndaj është ende e pavendosur për djemtë, edhe për Lulzimin, për shkak të këtyre episodeve.
“Ai takim mua më duhej për të sqaruar disa gjëra që unë kam vënë re. Patëm një lloj sqarimi por nuk mendoj që mora një përgjigje të sinqertë. Nuk e hedh poshtë, por nuk e besoj 100%. Besim kam, por nuk kam besim absolut. Në momentin që do të kem një besim absolut do të filloj të ndaj një gjë”, u shpreh Antoneta.
Top Channel