Në Spanjë, skuadrat e La Liga kanë nisur stërvitjet në përgatitje për rifillimin e kampionatit që parashikohet për në muajin qershor. Pas Barcelonës, ishte radha e futbollistëve të Atletico Madrid që të shkonin në qendrën stërvitore për të zhvilluar stërvitjen e parë. Futbollistët dhe trajneri Diego Pablo Simeone u paraqitën në fushë me maska në fytyrë dhe doreza teksa rifilluan aktivitetin e përditshëm pas 2 muajsh pauze për shkak të pandemisë.
Më pas u erdhi radha Thomas, Kokes, Saul, Herrerës, Moratës dhe Diego Costas dhe në fund u stërvitën 3 portierët. E gjithë seanca e parë stërvitore e Atletico Madrid zgjati 1 orë e 15 minuta. Ditën e hënë do të jetë Reali i Madridit që do të nisë stërvitjen e tij. Ashtu sikurse Barcelona, edhe te klubi “merengues” nuk u shënua asnjë rast pozitiv me Koronavirus nga testet e kryera ditët e kaluara.
Top Channel