Vlorë/ Vetëvaret 80 vjeçari
09/05/2020 18:01
Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Vlorë, ku mësohet se një 80 vjeçar ka varur veten.
Ai ka mbërritur në gjendje të rëndë në spital, ku më pas edhe pa ndërruar jetë.
Burime bëjnë me dije se ai është Late Hazizaj.
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 15:45, në Spitalin Rajonal Vlorë, ka mbërritur në gjendje të rëndë dhe më pas ka ndërruar jetë shtetasi L. H., 80 vjeç, i cili dyshohet se ka tentuar të vetëvaret në banesën e tij në fshatin Armen, Vlorë, për motive ende të paqarta.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave.
Top Channel