Presidenti Meta për çështjen e “Teatrit Kombëtar”: Nëse nuk ka reflektim, padi tjetër në Gjykatën Kushtetuese

09/05/2020 12:50

Presidenti i vendit Ilir Meta ka reaguar sërish për çështjen e “Teatrit Kombëtar”.

“Çdo veprim apo vendim për të cenuar godinat e Teatrit Kombëtar është jashtë çdo llogjike të funksionimit të shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit në Shqipëri dhe do të dhunonte në mënyrë kriminale rendin kushtetues, në kundërshtim të plotë edhe me interesin publik dhe kombëtar”, shkruan Presidenti i vendit, Ilir Meta.

Prishja e “Teatrit Kombëtar” në këtë moment, trualli i të cilit i ka kaloi me një vendim qeverie Bashkisë së Tiranës, sipas presidentit, do të dëmtonte rëndë imazhin dhe kredencialet e vendit tonë në arenën ndërkombëtare dhe familjen europiane.

Ai deklaron se nëse nuk ka reflektim, do të dorëzojë padi tjetër në Gjykatën Kushtetuese.

“Çdo veprim i mëtejshëm dhe mungesa e reflektimit mbi këtë çështje e detyron Presidentin e Republikës që në ditët në vijim të paraqesë një kërkesë të re pranë Gjykatës Kushtetuese, për shpalljen antikushtetues jo vetëm të ligjit special nr. 37/2018, por tanimë edhe të Vendimit nr. 377, datë 8 maj 2020 të Këshillit të Ministrave, apo të çdo akti tjetër të lidhur me të”.

Meta i kërkon Këshillit të Ministrave dhe Bashkisë së Tiranës, të mos ndërmarrin asnjë veprim të mëtejshëm që cenojnë kompleksin e godinave të Teatrit Kombëtar.
Postimi i plotë:

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA