Pamje të rralla nga Lufta e Dytë Botërore/ 75-vite nga Dita e Fitores mbi Nazizmin!

09/05/2020 08:46

Vendet në gjithë Evropën shënuan 75-vjetorin e mposhtjes së Gjermanisë Naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Ka shumë ngjashmëri me datën e çlirimit në vendin tonë e cila festohet gjithashtu e ndarë me 28 dhe 29 nëntor nga grupime të partive shqiptare.

Dita e fitores në Europë në përgjithësi njihet si V-E Day (victory Day) u njoh si ditë fitore 8 maji 1945 nga Britania e Madhe dhe u pranua si njohje formale nga aleatët perëndimorë mbi dorëzimin pakushte të Gjermanisë naziste. Njihet si dita e fitores -mbi Nazi-Fashizmin nga aleatët perëndimorë.

Rusia Serbia, Bjellorusia dhe Izraeli, e festojnë ditën e fitores me 9 Maj. Dikur edhe Shqipëria e festonte këtë datë gjatë regjimit të Enver Hoxhës së bashku me vendet e bllokut lindor. Sidoqoftë të dyja ditët pavarësisht divergjencave politikë midis aleatëve perëndimorë dhe lindorë të dikurshëm përkujtohen me madhështi dhe nostalgji.

FOTO GALERI
1/26

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA