Viktima e 150/ Covid-19 i merr jetën ish-ministrit grek të shëndetësisë
08/05/2020 08:07
Covid-19 ka shkaktuar një tjetër viktimë. I radhës ka qenë ish-ministri grek i shëndetësisë Dhimitris Kremastinos.
Tashmë në Greqi në total janë 150 viktima.
Kremastinos ndodhej në spital prej më shumë se 1 muaj dhe pati komplikacione në rrugët e frymëmarrjes. Klasa politike greke shprehu ngushëllimet e saj për vdekjen e tij.
Kremastinos ishte mjek në profesion. Ai ka qenë ministër në qeverinë e Pasok dhe deputet i zonës së Dodekanezit në parlamentin grek.
Njihej si një prej njerëzve në të aftë në fushën e shëndetësisë dhe bëri një reformë të fortë dhe tepër pozitive në shërbimin shëndetësor grek.
Top Channel