Regjimi lëvizjes edhe këtë fundjavë mbetet i pandryshuar. Në të gjithë vendin thotë kryeministri Edi Rama, do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që kanë autorizim për punë dhe dalja e këmbësorëve do të bëhet me dy fasha.
Deri në orën 09.30 vetëm pensionistët dhe nga ora 10.30 deri në 17.30 prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç.
Nëse situata me numrat e të infektuarve dhe të të shtruarve në spital vazhdon të jetë e stabilizuar, kjo do të jetë fundjava e fundit me ndalim daljeje për vajzat e djemtë mbi 14 vjeç.
Duke nisur nga e hëna vetëm 7 bashki të vendit të cilësuara si zonja të kuqe do të vijojnë të jenë nën kushtet e karantinës.
Vetëm Zonat e Kuqe , bashkitë Shkodër, Kurbin, Krujë, Durrës, Tiranë dhe Fier, Kamëz, ku do të vazhdojë i njëjti regjim oraresh lëvizjeje dhe rregullash të qarkullimit si deri tani. Këto zona do të blindohen me postblloqe dhe nuk do të lejohet hyrje-dalja e automjeteve të paautorizuara.
Qeveria ka vendosur se e gjithë pjesa tjetër e vendit do të jetë e gjelbër dhe qarkullimi ndërqytetas me automjet privat brenda gjithë kësaj pjese do të jetë i lirë, me një regjim orar që do të shtrihet deri në orën 21.00
Top Channel