Godinat e dëmtuara nga tërmeti/ Rikthehen shembjet me eksploziv në Durrës

08/05/2020 11:28

Një nga godinat e shumta të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit do të shembet në mesditën e së premtes tek zona turistike e  Shkëmbit të  Kavajës.

Objekti është një pallat 6-katësh. Për realizimin e shpërthimit ekspertët kanë realizuar hapjen e 200 furnelave (vrima) ku është vendosur lënda eksplozive. Për shembjen e objektit do të përdoren 6 kg C4.

Lajmi është bërë i ditur nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit – IKMT të cilët shkruajnë:  IKMT do te prishe sot ne oren 12.00 me shperthim te kontrolluar nje pallat 5 katesh prane Shkembit te Kavajes. Objekti rezultoi i demtuar nga termeti i 26 nentorit. Ne trupin e objektit jane hapur 200 furnela (vrima) dhe do te perdoren 6 kg eksploziv…

Kati i pare i godinës dhe kolonat mbajtëse të saj pësuan dëmtim të rëndë nga tërmeti duke e kthyer në të pariparueshme.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel