E përditshmja italiane: 10 mijë atletë nga bota ishin në Wuhan para se të shpërthente virusi

08/05/2020 02:39

Edicioni i shtatë i lojërave botërore ushtarake u mbajt nga 18 deri në 27 tetorin e shkuar, me 10 mijë atletë nga 110 vende, që garuan në 28 disiplina sportive, mund të hyjë në histori. Lojërat u mbajtën pikërisht në Wuhan, kryeqytetin e provincës kineze Hubei, ku pak javë më vonë nisi përhapja në të gjithë planetin e koronavirusit.

E përditshmja italiane Corriere Della Sera shkruan se po dalin dëshmi për atletë të pranishëm në Kinë, që kur janë kthyer në Evropë, në ditët e para të nëntorit, kur virusi ishte gati të shpërthente në Wuhan, kanë patur temperaturë të lartë dhe probleme me frymëmarrjen.

Nëse do të konfirmohej se ata ishin prekur nga koronavirusi, këto do të ishin rastet e para në kontinentin e vjetër. Në një kërkim të thjeshtë në internet, rezulton se edhe Shqipëria është përfaqësuar në këto lojera me atletët e saj e madje ka marrë dhe një medalje bronzi.

Top Channel