Amnistia e koronavirusit liron nga burgu vrasësin e mafias që zhdukte trupat me acid

08/05/2020 17:41

Një vrasës famëkeq që shkatërronte trupat e viktimave me banjo adici, është liruar së fundmi nga burgu i sigurisë së lartë në Milano prej rrezikut se mund të infektohet me koronavirus.

Vendimi për lirimin e vrasësit të mafias siçiliane ka shkaktuar zemërim të gjerë në Itali. Ai po vuante dënim të përjetshëm për vrasjen dhe zhdukjen në një fuçi me acid, të djalit adoleshent të një rivali.

Gangsteri i Cosa Nostra, Cataldo Franco, 85 vjeç, është liruar më 28 prill, dhe është lejuar të kthehet në qytetin e lindjes Geraci Siculo në Siçili.

Mediat vendase raportojnë se ai ishte pjesë e të amnistuarve të moshuar prej masave të koronavirusit Covid-19.

Janë disa figurat e njohura të mafias italiane që janë liruar në këtë periudhë, disa prej të cilëve në arrest shtëpie me mjete gjurmuese në trup.

Franco kishte marrë pjesë në pengmarrjen e Giuseppe Di Matteo dhe babait të tij ish-mafioz Santino Di Matteo, i cili është tashmë informator i penduar.

Pengmarrja ndodhi më 23 nëntor, 1993 kur ai ishte vetëm 12-vjeç.
Djali u mor nga katër mafiozë që punonin për shefin famëkeq Salvatore Riina dhe vëllezërit Giovanni e Enzo Brusca, që ishin veshur si policë.

Ata e kishin mbajtur atë në një shtëpi deri në tetor 1994, kur dhe e kishin vrarë dhe trupin e kishin shkrirë në adic.

Mediat vendase thonë se Franco është një nga rreth 370 të burgosur të dhunshëm të liruar si pjesë e masave të COVID-19, çka ka sjellë kritika të ashpra për ministrin e brendshëm Alfonso Bonafede.

Kreu opozitar Matteo Salvini e quajti lirimin e tij “ofendim” ndaj kujtimit të djaloshit dhe ndaj kujtimti të të gjithë viktimave të mafias.

Bonafede tha dje se të burgosurit do të kthehen në qelitë e tyre pas mbarimit të emergjencës.

FOTO GALERI
1/3
Toto Riina, kumbari i mafias nga Korleone ne Sicili

Top Channel