Në SHBA është ndezur alarmi për përhapjen në rrjetet sociale të lajmit për Covid 19 party, ose festa  në të cilat pjesëmarrësit përzihen vullnetarisht me të ftuar pozitivë ndaj virusit për tu infektuar dhe për tu bërë kështu imunë.

Zona më e prekur nga ky fenomen absurd duket se është ajo e shtetit të Uashingtonit, vatra e parë në SHBA. Autoritetet në Walla Walla, në jug të Siatëllit, përgënjeshtrojnë dhe thonë se ka patur tubime por jo me këtë qëllim. Janë festa ku mund të takohej një i prekur dhe kush merrte pjesë ishte i vetëdijshëm.

Pas disa verifikimeve, drejtoresha e shëndetësisë në konte, ka sqaruar se përkundër normave anti-infektim, disa persona kanë marrë pjesë në një takim, të vetëdijshëm se mes pjesëmarrësve mund të kishte subjekte pozitive për virusin. Pra nuk bëhet fjalë për një festë CoVid 19, por për një takim ku një individ i vetëm pozitiv mund të ketë infektuar të tjerë persona të shëndetshëm.

Për këtë çështje ka reaguar edhe qendra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, enti federal që merret me shëndetin publik në SHBA, duke nënvizuar se zakonisht, të rinjtë që ekspozohen ndaj infektimit nuk kanë nevojë për një shtrim në spital për tu shëruar por ekziston rreziku që të infektojnë persona më vulnerabël, duke rrezikuar kështu jetët e tyre.

Për më tepër, shton enti, shkenca nuk i njeh akoma detajet dhe pasojat e CoVid-it, pra mendimi se mund të bëhen imunë për tu mbrojtur mund të sjellë një rrezik për shëndetin në të ardhmen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA