Miliona ton inerte do të prodhohen nga shembja e 1050 ndërtesave në Bashkinë e Durrësit.
Pas tërmetit dhe pandemisë Covid-19, Durrësi do t’i kthehet normalitetit dhe po përgatitet të presë turistë të huaj dhe vendas për sezonin veror. Por një Durrës me pallate të krisur dhe pirgje inertesh, nuk të fton të qëndrosh në të dhe të shpenzosh kohën e pushimeve të tua.
Inertet që do të prodhojnë 260 pallatet sëbashku me 790 objektet private dhe publike janë një bombe ekologjikë për mjedisin. Sot fadromat e Inspektoriatet të Mbrojtjes së Territorit shemben shkollën 9 vjeçare “Qemal Mici” auditorët të vetëm ishim mësuesi dhe nxënësit e shkollës.
Ku do të shkojnë inertët e godinave të shembura? Burime zyrtare për Top Channel thonë se Bashkia e Durrësit ka gjetur mirëkuptimin me disa kompani private të cilat do t’i tërheqi këto inerte për punët e tyre private.
Top Channel