Trump nxit kufizim të armatimeve me Kinën e Rusinë, gjatë telefonatës me Putin

07/05/2020 20:29

Presidenti amerikan Donald Trump ka nxitur sot për një traktat “efektiv të kontrollit të armatimeve” ku të përfshihen Kina e Rusia, gjatë një telefonate me presidentin rus Vladimir Putin, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

“Presidenti Trump rikonfirmoi se SHBA është e përkushtuar për një traktat efektiv të kontrollit të armatimeve ku të përfshihet jo vetëm Rusia, por edhe Kina, si dhe mezi pret që në të ardhmen të ketë diskutime të tjera për evitimin e një gare të kushtueshme armatimesh”, sipas zëdhënësit amerikan Judd Deere.

Trump kishte folur gjithashtu për pandeminë e koronavirusit, çështjet rajonale dhe bilaterale, në telefonatën me presidentin rus, me rastin e fitores mbi nazistët në Evropë.

Vetëm dy ditë më parë sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo bëri një bisedë të ngjashme telefonike me homologun e tij rus Sergey Lavrov.

Trump ka kërkuar prej kohësh përfshirjen e Kinës në traktatin e ri bërthamor që zëvendëson atë të kohes së Luftës së Ftohtë, START, por Pekini ka refuzuar të përfshoihet në atë që prej kohësh ka qenë një pakt tradicional mes Rusisë e SHBA.

Marreveshja kufizon numrin e kokave bërthamore që vendet mund të dislokojnë si dhe raketat me rreze të shkurtër ose të mesme veprimi, që mund t’i lëshojnë ato pa shumë kohë për të reaguar nga pala tjetër.

Trump u tërhoq nga marrveshja e fundit në 2018 pas akuzave se Rusia nuk i zbatonte kushtet.

FOTO GALERI
1/3
Marreveshja kufizon numrin e kokave bërthamore që vendet mund të dislokojnë si dhe raketat që mund t’i lëshojnë ato

Top Channel